Jezik

 

Najnovije vesti:
Pogledaj Arhivu

Odjeci martovskih dogadaja na Kosovu

Prishtine, 19 mars 2004

Deklarate e Perbashket e Shoqerise Civile Kosovare

Jemi mbledhur per reagim te menjehereshem te shoqerise civile mbi ngjarjet e fundit ne Kosove. Si rezultat i takimit te sotem ku ishin te mbledhur 57 organizata dhe rrjetave joqeveritare Kosovare dalim me kete deklarate:

1. Ne perfaqsuesit e shoqerise civile Kosovare denojme aktet e dhunes se diteve te fundit. I lusim qytetaret qe ti nderprejme te gjitha protestat dhe aktet e dhunes. Revolta e juaj nuk guxon te manifestohet me shaktrrimin e Kosoves.

2. Kerkojme nga institucionet pergjegjese te punojne aktivisht dhe efektivisht ne ngritjen e nivelit te sigurise per te gjithe qytetaret e Kosoves, posaqerisht per popullaten Serbe ne Kosoven qendrore dhe popullaten Shqiptare ne veri te lumit Iber.

3. Kerkojme nderpritjen e fajsimeve te ndersjellta ne mes te institucioneve Kosovare dhe UNMIK-ut. Pergjegjesia juaj e menjehereshme eshte per sigurine dhe jeten e qytetareve. Ne si shoqeri civile kosovare jemi te pergjegjshem ta japim kontributin tone SHPK, Policise dhe KFOR per rivendosjen e rendit.

4. Shprehim ngushllimet tona te thella dhe te sinqerta gjithe familjeve te viktimave te trazirave te fundit. E dijme se fjalet tona nuk jane ngushllim per humbjen tuaj. Megjithate, shpresojme se e dini se shoqeria civile kosovare eshte e bashkuar dhe e ndane dhimbjen tuaj.

5. Ne kete takim eshte themeluar Grupi Ad-Hoc, i kryesuar nga 15 organizata dhe rrjete joqeverittare qe do te planifikoj dhe koordinoj aktivitete emergjente te shoqerise civile. Njoftimet per aktivitete e do te ipen menjerhere pas mbledhjes se pare te grupit koordinues.


Per informata te metutjeshme per kete iniciative ju lutem drejtohuni tek:

Jetëmir Balaj
Forum NVO
Senator Robert Dole Str. nr=3
Prishtinë
UNMIK Kosovo
Tel: + 381 38 248 946
Fax: + 381 38 248 946
Email: jet@ipko.org

nazad

O nama | Realizacija | Kontakt | © 2004 Međunarodna mreža pomoći (IAN)