ZYRTARI KOMUNAL PËR KTHIME

Përshkrim i shkurtër dhe kushtet e punës

 

Përshkrim i shkurtër

Sipas Planit për zbatimin e standardeve, posti i zyrtarit komunal për kthime pritet të themelohet në kuadër të Zyrës së kryeshefit të ekzekutivit në ato komuna ku kthimet janë duke u zhvilluar apo ku janë paraparë të bëhen.

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të kryeshefit të ekzekutivit, zyrtari komunal për kthime do të jetë përgjegjës që aktivitet përkitazi me kthimet në nivel komunal të lëvizin përpara duke marrë pjesë dhe duke ofruar përkrahje strukturave ekzistuese për kthime dhe duke bashkërenduar angazhimet e komunës në nivelin operacional lidhur me procesin e kthimeve .

Pos tjerash, zyrtari komunal për kthime do t'i ndihmoj kryeshefit të ekzekutivit në përpilimin e strategjisë për kthime në nivel komunal (shih dokumentin Strategjia për kthime në nivel komunal). Kthime të qendrueshme nuk do të ketë nëse nuk trajtohen çështjet e nduarnduarshme lidhur me komunitetet. Përparimi në procesin e kthimeve është, në pjesën më të madhe të tij, rrjedhojë e përparimit të bërë nga IPVQ-ja në trajtimin e të gjitha komuniteteve dhe në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre. Në funksion të kësaj, zyrtari komunal për kthime do të merr pjesë si në strukturat komunale për kthim ashtu edhe në ato për komunitete për të siguruar se qasja e komunës në kthime është e qendrueshme si dhe është pjesë e ndërtimit të një mjedisi tolerant dhe të sigurtë për të gjitha komunitetet.

Gjithashtu, zyrtari komunal për kthime do të jetë përgjegjës për mbledhjen dhe shpërndarjen e informatave lidhur me kthimet në komunë, personat e zhvendosur dhe të kthyerit si dhe palët tjera me interes në procesin e kthimeve.

Kryetari i Kuvendit Komunal është përgjegjës për sigurimin e mbështetjes në nivel të lartë politik si dhe në angazhimin rreth kthimeve, ndërsa kryeshefi i ekzekutivit do të vazhdoj të siguroj që drejtorët dhe punonjësit komunal të ofrojnë mbështetjen për aktivitetet rreth kthimeve në pajtim me përgjegjësitë e tyre.

Grupet punuese komunale mbesin strukturat parësore për trajtimin e çështjeve të kthimeve dhe bashkërendimin e aktiviteteve lidhur me kthimet në nivel komunal. Nga zyrtari komunal për kthime pritet që të merr pjesë në Grupet punuese komunale dhe të ofroj informata dhe përkrahje në punën e tyre.

Përfaqësuesit komunal të UNMIK-ut dhe zyrtarët vendor për komunitete do të mund të ofrojnë përkrahje në punën e zyrtarit komunal për kthime së bashku me Njësinë rajonale për kthime të UNMIK-ut.

Kushtet e punës

Përgjegjësitë kryesore të zyrtarit komunal për kthime mund të ndahen në katër lëmi kryesore si në vijim:

•  Pjesëmarrja dhe përkrahja e strukturave ekzistuese për kthime

•  Bashkërendimi i aktiviteteve komunale në procesin e kthimeve.

•  Zhvillimi i strategjisë komunale për kthime.

•  Mbledhja dhe shpërndarja e informatave.

I Pjesëmarrja dhe mbështetja e strukurave ekzistuese për kthime

•  Ndihmon, në bashkëpunim me kryetarin e Kuvendit Komunal dhe kryeshefin e ekzekutivit, funkcionimin e rregulltë të strukturave ekzistuese për kthime ( Grupet punuese komunale)

•  Merr pjesë në strukturat ekzistuese për kthime dhe i ndihmon kryetarit të Kuvendit Komunal dhe kryeshefit të ekzekutivit të cilët gjithashtu marrin pjesë në këto mbledhje.

•  Kryen punë administrative që nevojiten për përkrahjen e strukturave ekzistuese për kthime, siç janë caktimi i mbledhjeve, lajmërimi i pjesëmarrëve, përpilimi dhe shpërndarja e rendeve të ditës në gjuhët përkatëse dhe shënimi i procesverbalit.

•  Merr pjesë në mbledhjet e komisioneve ekzistuese ( Komisioni për komunitete, Komisioni për ndërmjetësim apo Komisioni për financa) si dhe forumeve tjera në të cilat çështjet lidhur me kthimet janë pjesë e rendit të ditës.

II Bashkërendimi i angazhimeve komunale në procesin e kthimeve

•  Lehtëson angazhimet komunale në aktivitetet rreth kthimeve në nivel komunal dhe i lëviz ato aktivitete përpara duke punuar në drejtim të:

a) Sigurimit që drejtoritë komunale dhe departamentet t'i përkushtojnë burimet në zhvillim, zbatim dhe përcjellje të projekteve për përkrahjen e kthimeve të qendrueshme apo për krijimin e kushteve për kthime.

b)  Lehtësimit që drejtoritë komunale dhe departamentet të ofrojnë shërbime komunale dhe sociale për të kthyerit, duke përfshirë shëndetësinë, arsimimin, mirëqenien sociale dhe shërbimet komunale.

•  Lehtëson pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë komunal në vizitat Shko e Shih dhe Shko dhe Informohu, në bashkërendim me UNHCR-në, UNMIK-un, KFOR-in, CIVPOL-in dhe palët tjera kryesore me interes.

•  Bën ndërlidhjen mes palëve kryesore me interes në procesin e kthimeve, duke përfshirë përfaqësuesit e personave të zhvendosur, pranimin e përfaqësuesve të komuniteteve, UNMIK-ut, UNHCR-së, OJQ-ve, KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut për të siguruar bashërendimin e aktiviteteve.

•  Përcjellë projektet për kthime dhe i raporton kryeshefit të ekzekutivit dhe kryetarit të Kuvendit Komunal për përparimin e arritur.

III Zhvillimi i strategjisë komunale për kthim

•  I ndihon kryeshefit të ekzekutivit në përgatitjen e strategjisë komunale për kthim dhe merr pjesë në cilësinë e anëtarit në Komisionin për strategjinë komunale për kthime ( aty ku është i themeluar)

•  Punon me kryetarin e Kuvendit Komunal dhe kryeshefin e ekzekutivit në sigurimin që strategjia e tanishme komunale për kthime të shërbejë si kornizë për aktivitetet e Grupit punues komunal gjatë vitit.

•  Angazhohet në strukturat ekzistuese komunale (zëvendëskryetarët shtesë, zyrat komunale për komunitete, komisionet për komunitete, komisionet për ndërmjetësim etj) për të siguruar përputhshmërinë mes qasjes së komunës në kthime dhe qasjes më të gjerë në integrimin e komuniteteve siç parashihet në strategjinë komunale për kthime.

IV Mbledhja dhe shpërndarja e informative

•  Lehtëson lidhjen mes përfaqësuesve të komunitetit të PZHBV-së/refugjatëve dhe komunës duke ndihmuar në shpërndarjen e informatave lidhur me kthimet prej komunës drejt komuniteteve dhe anasjelltas. Informatat lidhur me kthimet mund te jenë të lidhura me strategjinë komunale për kthime, rendin e ditës apo proceverbalin e grupeve punuese, informata rreth pronës, itë dhëna statistikkore për të kthyerit dhe të zhvendosurit etj .

•  I ndihmon kryetarit të Kuvendit Komunal dhe kryeshefit të ekzekutivit për të siguruar se zyrtarët përkatës komunal janë të informuar për politikat dhe praktikat momentale lidhur me kthimet.

•  Merr pjesë, në bashëpunim me strukturat ekzistuese komunale, në raportet për çështje praktike për sapo të kthyerit për përkrahje dhe shërbimet komunale në dispozicion.

•  Ndihmon kryetarin e Kuvendit Komunal dhe kryeshefin e ekzekutivit për të siguruar që të gjitha komunitetet të jenë të iformuara për aktivitetet komunale lidhur me kthimet. Kjo mund të përfshijë shpërndarjen e strategjisë komunale për kthime dhe rendeve të ditës apo procesverbaleve të Grupeve punuese si informata për opinionin e gjërë.

© 2004 International Aid Network (IAN)